Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

12:108. Thuaj: “Kjo ėshtė rruga ime, e vėnė nė fakte tė qarta, e qė unė thėrras te All-llahu, unė dhe ai qė vjen pas meje. Larg tė metave ėshtė All-llahu, e unė nuk jam nga idhujtarėt.”

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Njoftim pėr media Printoni E-mail

(Ftesë)

Njoftojmë mjetet e informimit se nesër më 26 nëntor 2009, në ora 11:00, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u drejtohet opinionit me mesazh me rastin e festës së Kurban - Bajramit.

Mė shumė...
 
Sekretarja Klinton uron myftiun Tėrnava me rastin e Kurban-Bajramit Printoni E-mail
Prishtinë, 24 nëntor 2009

Në prag të festës së Kurban - Bajramit, myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka marrë telegramurimi nga sekretarja e shtetit znj. Hilary Rodham Klinton
Në telegramin e sekretares Klinton për myftiun Tërnava thuhet:
Mė shumė...
 
Dita e parė e Kurban – Bajramit - tė premten mė 27 nėntor 2009 Printoni E-mail
Prishtinë, 23 nëntor 2009
Logo
Duke iu përgjigjur interesimit të besimtarëve tanë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës rikonfirmon, se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit është ashtu siç ka qenë e shënuar në Takvim-Kalendar, të premten më 27 nëntor 2009.
Gjithashtu, Kryesia e BIK-ut sqaron opinionin, se prerja e Kurbanit duhet të filloj ditën e parë të fetës së Kurban – Bajramit (pas falës së namazit të Kurban-Bajramit), e që këtë vit i bie që të jetë dita e premte, andaj bëjmë me dije se thashethëmet  që kurbani nuk pritet të premten janë të paqëndrueshme dhe pa bazë fetare.
 
Mesazhi i myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava pėr zgjedhjet e 15 nėntorit Printoni E-mail
Prishtinë, 14 nëntor 2009

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës!

Zoti në Kuran thotë:
"Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t'ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve"(4: 58)

Nesër në vendin tonë mbahen zgjedhjet lokale, të parat në Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës.
Fillimisht dua që t’i përgëzoj partitë politike, mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për fushatën e qetë e dinjitoze, ku para elektoratit paraqitën programet e tyre për një mirëqenie e prosperitet të qytetarëve të vendit tonë.
Mė shumė...
 
Gjithēka gati pėr nisjen e besimtarėve tanė pėr Haxh Printoni E-mail
Prishtinë, 4 nëntor 2009


Kryesia e BI të Kosovës, nëpërmjet këshillave vendor si tradicionalisht edhe sivjet ka bërë organizimin për shkuarjen e besimtarëve tanë në Haxh. Për këtë qëllim Kryesia e BI të Kosovës me kohë ka ndërmarr të gjitha masat e duhura që nga regjistrimi i të interesuarve për Haxh deri tek kryerja e proceduarve administrative.

Mė shumė...
 
Telegramngushėllimi Printoni E-mail
Prishtinë, 26 tetor 2009

Telegramngushëllimi
Familjarëve që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e lumit Tisa


Të nderuar familjarë!
Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim të madh ka marr lajmin për tragjedinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lumin Tisa, me ç’rast qe disa dite kane humbur 15 qytetarë të Republikës së Kosovës.
 Me këtë rast Kryesia e BI të Kosovës dhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava familjarëve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës u përcjellim ngushëllimet më të sinqerta.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti zėvendėsministrin e vakėfeve tė Arabisė Saudite Printoni E-mail
Prishtinë, 25 tetor 2009

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët priti sot, në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, zëvendësministrin e Vakëfeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Abdulaziz bin Abdullah al- Ammar, i cili në kuadër të vizitës që u bëri disa vendeve të rajonit, sot qëndroj për një vizitë të shkurtër edhe në Kosovë.
Myftiu Tërnava pasi që falënderoj zëvendësministrin për kontributin e Mbretërisë saudite për Kosovën, tha se populli i Kosovës pret që Arabia Saudite të jetë në përkrahje të Kosovës, sidomos, presim një rol më të madh të Mbretërisë suaj në kuadër të Konferencës Islamike dhe Ligës Arabe për të ndikuar tek shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që këtë ta bëjnë sa më parë.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Tjetra > Fund >>