|
Prishtinë, 4 nëntor 2011
Nesër, më 5 nëntor 2011, në ora 11 : 00, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Fahrush Rexhepi u drejtohet me mesazh urimi opinionit të gjerë me rastin e festës së Kurban - Bajramit.
Mjetet e informimit të interesuarat për të përcjell mesazhin e urimit duhet që të jenë 15 minuta më herët në selinë e Kryesisë së BI.
Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim!
Ju mirëpresim!
|
|
|

Në prag të festës së Kurban - Bajramit,Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës
ka pritur dy grupe fëmijësh të çerdhes së SOS fshatit të Prishtinës që shoqëroheshin nga edukatoret e tyre.
Pas pritjes që i bënë DG- ja, zyrtarja e DG-së Hanife Jahiri, bashkëbisedo për disa çaste me fëmijët, dhe njekohësisht i njoftoi për Festën e Kur`an Bajrami,pastaj u ndau nga një dhuratë modeste të përgatitura enkas për ta.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 3 nëntor 2011
Dita e parë e Kurban – Bajramit - të dielën më 6 nëntor 2011
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se Dita e parë e festës së Kurban - Bajramit është të dielën më 6 nëntor 2011.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit duke e lutur Zotin që t’i pranoj haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!
|
|
|
Prishtinë, 3 nëntor 2011
Në prag të festës së Kurban –Bajramit, nesër më 4 nëntor 2011, Shoqata e nxënësve të Medresesë së mesme “ Alaudin”, të mbështetur nga Drejtoria e medresesë do të ndihmojnë 100 fëmijë jetim.
Përpos ndihmës, shoqata ka përgatitur edhe një program edukativ e kulturor për fëmijët jetim.
Aktiviteti mbahet në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, në ora 15:00.
Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim!
|
|
|
Prishtinë, 31 tetor 2011
Pas, qëndrimit 10 ditësh në Medinë të Arabisë Saudite, haxhinjtë kosovarë sot marrin rrugën drejtë qyteti të shenjët të Mekës, ku do t’u bashkëngjitën miliona haxhinjve nga mbarë bota për të kryer ceremonitë përfundimtare të Haxhit.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Më 28-31 tetor 2011, në ishullin Langkawi të Malajzisë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me titull ‘Islamic Economics and Finance: 'Wakaf, Zakat and Sadaqah as Community Empowerment and Strategies for the Economic Transformation of The Ummah' (Ekonomia dhe Financat Islame: vakafi, Zekati dhe Sadakaja si fuqizim i komunitetit për një transformim ekonomik te Ummetit’
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Kosova do të jetë pjesë e enciklopedisë së Haxhit

Më 22 e 23 tetor, në Stamboll u mbajt një Konferencë shkencore me karakter konsultativ, kushtuar traditës së Haxhit në Turqi, Rusi, dhe vendet e Ballkanit. Konferenca u organizua nga zyra e Enciklopedisë së Haxhit dhe dy vendeve të shenjat (Qabesë në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë), që mbështetet nga Fondacioni Mbretëror, Melik Abdul Aziz.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|