Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

46:28. Pėrse atyre nuk u ndihmuan zotat, tė cilėt i adhuruan pos All-llahut, nė shenjė tė afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbėn prej syve tė tyre. Ajo ishte gėnjeshtėr e tyre dhe ajo qė trillonin ata vetė.

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
U pėrurua xhamia nė Dremen tė Norvegjisė Printoni E-mail

Më 15 dhe 16 maj 2010, në një manifestim solemn në Dremen të Norvegjisë, falë punës dhe aktivitetit të komuniteti shqiptarë, u bë inaugurimi i lokalit  të adaptuar për xhami. Deri tek ky moment u arrit falë punës së palodhshme  të xhematit të xhamisë që  e udhëheq imami Bedri ef. Bashota. Në këtë solemnitet qe i pranishëm edhe kryetari i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare të Drammenit , Abedin Osmanit, pastaj shumë bashkatdhetarë nga Drammeni dhe rrethina si dhe udhëheqësit e bashkësive të tjera shqiptare nga Oslo, Haldeni dhe Sarpsborgu, etj. Ndërsa më madhështor këtë gëzim e bëri prania e delegacionit të BIK-së, të  kryesuar nga kryeimami Sabri ef. Bajgora, i cilin shoqërohej edhe nga drejtori i  medresesë “Alaudin” Bahri Simnica si dhe ligjëruesi në FSI, mr. Musa Vila.
Mė shumė...
 
Pėrfundoj takimi i liderėve fetarė islamė tė rajonit Printoni E-mail
Prishtinë, 12 maj 2010

Liderët fetarë islamë nga 11 vende të rajonit në takimin e IV-të në këtë format, e të parin të këtij lloji në Kosovë,  të mbajtur paraditen e së mërkurës në Prishtinë, diskutuan për gjendjen dhe pozitën e bashkësive fetare në vendet e rajonit.
Takimin e hapi, nikoqiri myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i cili pasi u shprehu mirëseardhje liderëve fetarë islamë të Ballkanit në Kosovën e pavarur e sovrane, tha se ndihet i privilegjuar që një takim i liderëve fetarë të Ballkanit mbahet në Prishtinë.
Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti kryetarin e Komunitet Mysliman tė Shqipėrisė H. Selim Muēėn Printoni E-mail
Prishtinë, 11 maj 2010

 

Sot, paradite, para fillimit të takimit të liderëve fetarë islame të rajonit, myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti në selinë e kryesisë së BIK, në një takim të përbashkët, kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ing. H. Selim Muçën, myftiun Shefko ef. Omerbashiqi – kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe myftiun e Mostarit, Seid ef. Smajkiqi.

Mė shumė...
 
Sot fillon takimi i liderėve fetarė islamė tė rajonit Printoni E-mail
Prishtinë, 11 maj 2010

Sot në Prishtinë, fillon takimi i liderëve fetarë islamë të rajonit, nikoqire e së cilit është Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të bashkësive islame nga rajoni.
Mė shumė...
 
Nė Prishtinė takohen liderėt fetar islam tė rajonit Printoni E-mail
Prishtinë, 9 maj 2010

 bislame.net

Në Prishtinë, nga 11-13 maj do të mbahet takimi i liderëve fetar islam të rajonit, nikoqire e së cilit është Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të bashkësive islame nga rajoni.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava nė takim me dr. Rexhep Bojėn Printoni E-mail
Prishtinë, 30 prill 2010

Misioni ynë në Riad do jetë një zë i fuqishëm në pasimin e të vërtetës historike për Kosovën dhe popullin e saj

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën  e Kosovës në Riad të Arabisë Saudite, dr. Rexhep Boja.
Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti ambasadorin e Emirateve tė Bashkuara Arabe Rashed Al-Mualla Printoni E-mail
Prishtinë, 28 prill 2010

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, jorezident për Kosovë.
Në takim Myftiu Tërnava pasi ka falënderuar ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihëm që ka dhënë qeveria e këtij vendi për Kosovën si para, gjatë dhe pas lutës, vlerësoi lart rëndësinë që ka njohja e Republikës së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përkrahjen që po jep ky vend për Kosovën në Konferencën Islamike për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Tjetra > Fund >>