|
Prishtinë, 29 qershor 2010  Njoftim për media
(Ftesë)
Nesër ( e mërkure, 30 qershor) në ora 11:00, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava mban konferencë me gazetar.
Tema: Mohimi i vijimit të shkollimit për nxënëset që bartin shaminë. Konferenca mbahet në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Mjetet e informimit që janë të interesuar për konference duhen të jenë 15 minuta më herën në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim.
|
|
|

DEPARTAMENTI I GRUAS I KRYESISË SË BIK-SË SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE
U DHA SHFAQJA “LYPËSI MEMEC”
Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës duket se ishte institucioni i vetëm në Kosovë i cili më 12 Qershor shënoi Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Për ta bërë këtë zgjodhi një mënyrë paksa të veçantë, atë artistike, duke dhënë për publikun e gjerë shfaqjen e suksesshme teatrale “Lypësi Memec”. U zgjodh kjo shfaqje për faktin se trajton në një mënyrë shumë të veçantë imponimin që u bëhet fëmijëve për të punuar, gjegjësisht për të kërkuar lëmoshë. Po aq edhe për faktin se kishte marrë kritika shumë të mira nga shtypi, mediet, njerëzit e profesionit dhe publiku i gjerë shqiptar në Maqedoni, i cili kishte mbushur teatrot në çdo reprizë. |
|
Mė shumė...
|
|
 Organizuar nga Departamenti i të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës, më 9 qershor u mbajt debat publik kushtuar nismës së Kuvendit komunal të Prishtinës, i cili ka paraparë në rregulloren e tij, që ndër të tjerat mos t’i lejoj nxënëset që bartin mbulesën islame të ndjekin mësimin në shkollat publike të nivelit të mesëm. Bartja e shamisë nga nxënëset në shkolla të mesme që nga pas lufta e këndej, në disa raste ka qenë shkas që disa drejtues shkollash, në vende të ndyshme të Kosovës, t’i përjashtojnë ato nga shkolla. Me këtë vendim arbitrar dhe jo kushtetues janë përballur këtë vit disa nxënëse në komunën e Vitisë dhe Ferizaj, andaj për këtë, kohë më parë në Prishtinë, qe organizuar një marsh- protestë duke filluar nga sheshi kryesore i Prishtinës, për të protestuar për disa minuta para selisë së qeverisë së Kosovës, e për të përfunduar para selisë së ministrisë së arsimit. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njofton se:
Me rastin e 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë kosovar jepet shfaqja “Lypësi Memec”.
Me këtë rast ftojmë shtypin dhe mediat të jenë prezentë gjatë shfaqjes dhe t'i rezervojnë një hapësirë në gazetat, përkatësisht programet e tyre. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 8 qershor 2010
(FTESË)
Ftojmë media që nesër më 9 qershor 2010 të përcjellin debatin publik, , me temë: “SHAMIA NË SHKOLLAT PUBLIKE – E LIGJSHME APO E PALIGJSHME” që e organizon Departamenti i të rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame i Republikës së Kosovës. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 6 qershor 2010 Sot më 06.06.2010 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Ternava, në krye të një delegacioni të gjerë Kosovar u prit solemnisht në rezidencën e tij nga lideri i Libisë Muammer el Gadafi. Në atë pritje ishin edhe liderët fetarë të rajonit. Myftiu i Republikës së Kosovës me rastin e përshëndetjes së Liderit libian përcolli përshëndetjet e ngrohta të popullit të Kosovës duke i dhenë një pasqyre të historikut kosovar, vuajtjeve tona në të kaluarën, shkatërrimin e trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë nga barbaria serbe, nevojën e bashkëpunimit mes bashkësive fetare të rajonit, në avancimin e vlerave dhe ruajtjen e krenarisë dhe identitetit islam në rajon, si dhe angazhimit të ruajtjes së paqes e tolerancës tradicionale fetare ne ato vende. |
|
Mė shumė...
|
|
 Përfaqësueset e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit kërkuan të premten, më 28 maj 2010, nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, që të lobojë në takimet e tij brenda dhe jashtë Kosovës për zbardhjen e së vërtetës për fatin e personave të munguar. |
|
Mė shumė...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Tjetra > Fund >>
|