30 korrik 2010 Të premten, më 30 korrik, në Pejë në lagën “Dardania” para namazit të xhumasë, në prani të shumë besimtarëve nga Peja e rrethina e ku qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Pejës, dr. Ali Berisha me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e Këshilli të Bashkësisë Islame të Pejës me ne krye Nexhmedin ef. Hoxhën, përfaqësues të familjes e kompanisë Devolli si dhe të ftuar të tjerë, në një solemnitet rasti u përuruar xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” ndërtimin e së cilës e ka financuar “Devolli Group”, duke përfshirë ety edhe blerjen e truallit. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 29 korrik 2010 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot më 29 korrik 2010, përveç tjerash shqyrtoi edhe gjendjen e krijuar në FSI, pas gjoja zgjedhjes së dekanit. Kryesia e BIK tërë procedurën e ndjekur nga Grupi që thirret në emër të Këshillit Mësimor Shkencor të FSI e konsideron jo të rregullt, antikushtetuese dhe jo legjitime. Vendimet e atij trupi i konsideron ilegale dhe pa asnjë vlerë juridike. Fakulteti i Studimeve Islame punon dhe vepron nën mbikëqyren e Bashkësisë Islame, e cila është edhe themeluese e tij. Kryesia qëndron prapa Vendimit të saj të mëparshëm që detyrën e dekanit ta ushtrojë Mr. Qemajl Morina, deri në vendimin për zgjedhjen e dekanit sipas procedurës së rregullt. |
|
Prishtinë, 27.07.2010 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BIK-së, ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Dodë Gjergjin, me të cilin bisedoi për koordinimin e punëve të dy bashkësive fetare në ngjarje të rëndësime. |
|
Mė shumė...
|
|
|
26 korrik 2010  Të hënën më 26 korrik 2010, në një manifestim solemn, në prani të një numri të madh të qytetarëve nga Presheva me rrethinë, si dhe të mysafireve të përzgjedhur nga Kosova, Maqedonia e diaspora, në Preshevë 6 vite pas nisjes së gurthemelit u përurua xamia “Ebu Bekr Esidik”. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 23 korrik 2010  Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, pas vendimit të djeshëm pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të shteteve të Botës Islame që ende nuk e kanë njohur Kosovën, i ka dërguar sot letër Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islamike (OKI), dr. Ekmeludin Ihsanoglu dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Omer Musa. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 23 korrik 2010 Deklaratë e Myftiut të Kosovës, mr. Naim Tërnava pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Të dashur qytetarë të Kosovës! Të respektuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës! Vëllezër e motra! |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 30 qershor 2010 Në konferencë për shtyp, Myftiu Tërnava kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në konferencën e sotme për shtyp, përmes një deklarate ka shprehur qëndrimin e Bashkësisë Islame përkitazi me mohim e së drejtës së nxënëseve që bartin shaminë për të ndjekur shkollimin e rregullt në kuadër të sistemi publik të arsimit. Në këtë deklaratë, Myfti ka kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ nr. 6/2010, ( neni 4. paragrafi 1.13) të nxjerr nga Ministria e Arsimit, për të cilin Myftiu tha se është kundërkushtetues, në të kundërtën, Myftiu tha se Bashkësia Islame së shpejti do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi. |
|
Mė shumė...
|
|
|