Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellur.

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Mirė se vjen pranverė e shpirtit Printoni E-mail
Vushtrri, 09 gusht 2010

Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim më degën e Bashkësisë Islame në Vushtrri organizoi  program kulturor  për nder të muajit të bekuar të Ramazanit.
Programi u mbajt me 09.08.2010 në ora 16:00 në shtëpinë e kulturës në Vushtrri.
Mė shumė...
 
Njoftim pėr media Printoni E-mail
Prishtinë, 9 gusht 2010
(Ftesë)
Njoftojmë mediat, se nesër më 10 gusht 2010, me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në ora 12:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me mesazhurimi.

Të gjitha mjetet e informimit që janë të interesuara për të regjistruar dhe xhiruar mesazhin e Myftiut, duhet që të jenë 15 minuta më herët në selinë e Kryesisë së BIK të Kosovës.

Paraprakisht, ju falënderojmë për bashkëpunim.

Ju mirëpresim!
 
Ramazani fillon mė 11 gusht 2010 Printoni E-mail
Prishtinë, 9 gusht 2010
 Image

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkure më 11 gusht 2010.
Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti drejtorin e Universitetin “Insaniah” Printoni E-mail
Prishtinë, 05 gusht 2010
Marrëveshje bashkë studimi për studimet master

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti në selinë e Kryesisë së BI në Prishtinë drejtorin ekzekutiv të universitetit “INSANIAH”, Hamza bin Ismail nga Alor Setar Malajzia të cilin e njohu me zhvillim dhe historikun e BIK. Myftiu Tërnava me mysafirin nga Malajzia bisedoj edhe për bashkëpunim në fushën e arsimit, sidomos në nivelin e programeve master.
Mė shumė...
 
Mbrėmje e Kuranit Printoni E-mail
Në vigjilje të Ramazanit në Prizren,
Mbrëmje e Kuranit


Në vigjilje të Muajit të madh të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit,  mbrëmë 4 gusht 2010, në sallën e sporteve të qytetit, pas namazit të akshamit, organizoi Mbrëmje e Kuranit, ku kënduan pjesë nga Kurani 4 kurra (dy nga Kosova, një nga Turqia dhe një nga Danimarka).
Mė shumė...
 
Takim me imamėt nėpėr Kėshillat vendore Printoni E-mail
Prishtinë, 5 gusht 2010

Në prag të muajit të Ramazanit
Image
Në kuadër të përgatitjeve për muajin e madhëruar të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame ka organizuar takimi me imamët nëpër Këshillat e Bashkësive Islame.
Temë e tubimeve është përgatitja për muajin e madhëruar të Ramazanit, si dhe bashkëbisedimi me imamët për aktivitet që do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Mė shumė...
 
Pas 110 viteve nė komunėn e Deēanit ndėrtohet xhami e re Printoni E-mail
03 Gusht 2010

Në një manifestim solemn, ku ishin të pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor, kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshilli të BI të Deçanit, Besim Halilaj, Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL për Dukagjin si dhe shumë besimtarë e xhematlinjë nga Deçani e rrethina, në Deçanit u vë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Tjetra > Fund >>