|
Prishtinë, 29 nëntor 2011
Kryesia e Bashkësisë
Islame të Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së myderrizit tonë të
njohur, Sadri efendi Prestreshit, organizon: Sesion shkencor, kushtuar
jetës dhe veprës së Myderriz Sadri efendi Prestreshit.
Sesioni do të mbahet në janar të vitit 2012
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 16 nëntor 2011

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim një delegacion të përbërë nga deputetë të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, të kryesuar nga Lord Bowness.
Myftiu Tërnava, pasi ka falënderuar deputet për vizitën në Bashkësinë Islame të Kosovës, tha se populli i Kosovës është mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e Britanisë së Madhe për Kosovën.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 15 nëntor 2011

Sot në orët e para të mëngjesit janë është kthyer në Kosovë, grupi i fundi i besimtarëve tanë nga Arabia Saudite që ishin atje për të kryer një ndër kushtet themelore të fesë islame - Haxhin.
Ditë më parë, nga Arabia Saudite janë kthyer edhe 3 gupe me haxhinjtë tanë. Këtë vit nga Kosova, në Haxh kanë qenë 859 besimtarë kosovarë.
Për t’i pritur haxhinjtë tanë, në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” qenë përfaqësues të Kryesisë së BI të Kosovës, Këshillave vendor si dhe shume familjarë të haxhinjve tanë.
|
|
|

Me rastin e festës së festës së Kurban –Bajramit kryesia e bashkëssië islame të kosovës , nga ora 9-12, organizoi pritje urimi. Për t’i uruar kret e BIK, të prir nga zëvëndëskryetari dr. Fahrush Rexhepi për festën e Bajramit, selinë e BIK-së e vizituan përfaqësues të Pushtetit e të Qeverisë, , të KFOR- it , dhe të partive të ndryshme e të institucionesh shkencore, fetare e kulturore publike dhe individë nga qendrat Kosovës dhe nga Jashtë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|

Më 6 nëntor 2011, në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë Botën ku jetojnë myslimanët, solemnisht u fal namazi i Kurban – Bajramit. Manifestimi qendror, për Kosovë u mbajt në Xhaminë “Sulltan Mehmet - Fatih” të Prishtinës, mirëpo falja e namazit të Kurban - Bajramit u organizua në të gjitha xhamitë e Kosovës .
Mijëra besimtarë myslimanë në kryeqytet, ashtu si çdo vit, që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zoti dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 5 nëntor 2011
Njoftojmë opinionin e gjerë dhe besimtarët tanë se manifestimi qendrore për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet nesër më 6 nëntor 2011, në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:30, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:55, të cilit do t’i prijë, kryeimami Sabri ef. Bajgora, i cili do të mbaj edhe Hytben e Kurban- Bajramit.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 6 nëntor 2011, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9-12.
Me fat festa e Kurban-Bajramit!
|
|
|
Prishtinë, 5 nëntor 2011

Të nderuar besimtarë!
Vëllezër dhe motra!
Të nderuar qytetar të Kosovës!
Nesër është dita madhështore e Kurban - Bajramit, festë kjo të cilën e karakterizon gatishmëria e njeriut që për Allahun e madhëruar të sakrifikoj si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë material.
|
|
Mė shumė...
|
|
|