Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallėm librin nė tė cilin gjendet krenaria juaj?

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Urimi i Myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava me rastin e datėlindjes sė Pejgamberit a.s. Printoni E-mail

Prishtinë, 3 shkurt 2011

Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!
Me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe në emrin tim personal T'ju e përgëzoj me urimet më të ngrohta.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti presidenti e Universitetit Amerikan nė Kosovė (AUK) z. Christopher Hall Printoni E-mail

Prishtinë, 31 janar 2012


Myftiu Tërnava priti sot presidentit AUK ,z. Christopher Hall, të cilin e njohu me organizimin dhe funksionimin e BIK dhe institucioneve të saja, e posaçërisht me mënyrë e funksionimit të institucioneve arsimore në kuadër të BIK.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti kryetarin e Fushė- Kosovės Burim Berisha Printoni E-mail

Prishtinë, 31 janar 2012

 

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha të cilin e njohu për zhvillimet në Bashkësinë Islame të Kosovës në përgjithësi, e për ecurinë e themelimin të Këshillit të BI në Fushë - Kosovë, në veçanti.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti ambasadoren e Turqisė znj. Songul Ozan Printoni E-mail

Prishtinë,  27 janar 2012


Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim pune ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë,  znj. Songul Ozan, e cila shoqërohej  nga Doc. Dr. Ismet Biner -   drejtor i Qendrës Kulturore Turke "Yunus Emre" që është hapur në gusht të vitit të shkuar.
Myftiu  i njohu mysafirët  për projektet e Bashkësisë Islame të cilat  mund të jenë me interes të përbashkët për studiuesit dhe shkencëtarët e dy vendeve, duke nisur me projektin e dorëshkrimeve të vjetra Islame në gjuhet  arabe dhe osmane,  pastaj projekti i monografisë së xhamive të Kosovës etj.

Mė shumė...
 
Myftiu Tėrnava priti kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafa Printoni E-mail

Prishtinë, 27 janar 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot  kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorë, të cilin pasi  e falënderoj për vizitën e njohu atë me  sfidat dhe sukseset  e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin e  Komunës së Gjilanit me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, bashkëpunim ky që mund të shërbej si model dhe shembull edhe për komunat tjera.

 

Mė shumė...
 
Myftiu priti Martin Perschler Printoni E-mail

Prishtinë, 23 janar 2012

Myftiu Tërnava priti z. Martin Perschler zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentit të shtetit

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim z. Martin Perschler -  zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit, i cili shoqërohej edhe nga Paul Engelstad- zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadës e SHBA-së në Prishtinë.

Mė shumė...
 
Me ftesė tė kongresit amerikan Myftiu Tėrnava do tė marrė pjesė nė lutjet e mėngjesit nė Uashington Printoni E-mail
Prishtinë, 13 janar 2012

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka marrë ftesë  dje nga Kongresi amerikan që të jetë i pranishëm në ceremoninë e përvjetshme të Lutjeve të  Mëngjesit, më 2 shkurt, në Uashington DC, ku do të jenë të pranishëm presidenti amerikan, anëtarë të Kongresit si dhe përfaqësues  nga jeta politike, diplomatike e shoqërore e ShBA.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit organizohet nga Kongresi amerikan tash e 60 vjet. Këtë vit në këtë ceremoni pritet që të jenë të pranishëm përfaqësues e personalitet nga 130 vende të botës.
Në këtë ceremoni nga Bashkësia Islame do të marr pjesë për të parën herë Myftiu i Kosovë, Mr. Naim Tërnava.
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>