Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

74:52. Veē kėsaj, secili prej tyre dėshironte t’i jepej libėr i posaēėm (i hapėt, i qartė).

Botime tė reja pėr Kosovėn Printoni E-mail

 "Kosova – rrezaton gërshetimin e kulturave në mes Lindjes dhe Perëndimit"

Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
Kohë më parë në Bejrut doli nga shtypi libri më i ri i Dr. Muhamed Mufakut, me origjinë nga Kosova, i cili është profesor i Historisë Bashkëkohore në Universitetin "Al-al-Bajt" të Jordanit me titull "Kosova- rrezaton gërshetimin e kulturave në mes Lindjes dhe Perëndimit". Paraqitja e këtij libri në këtë kohë, është një kontribut i ri i autorit për t'i shpjeguar opinionit të gjerë arab për lidhjet kulturore dhe shpirtërore të vazhdueshme që kanë ekzistuar në mes popullit shqiptar dhe popujve arab, fal kontakteve që patën këta dy popuj gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. 

Mė shumė...
 
Njė njohje me rėndėsi pėr Kosovėn Printoni E-mail
Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
Njohja e djeshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite erdhi në momentin tejet të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, për disa arsye. Kjo njohje erdhi vetëm pak ditë pasi që Kosova dhe Serbia deponuan argumentet e tyre, më 17 prill në Gjyqin Ndërkombëtar për Drejtësi në Hagë, të cilën e kishin bërë edhe disa vende tjera. Mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet, i cili gëzon një reputacion të lartë, si në aspektin politik edhe atë ekonomik në të gjitha vendet e botës. 
Mė shumė...
 
Adem Jashari pėrjetohet nė Stamboll Printoni E-mail
Stambolli nderon Kosovën duke i vendosur një sheshi emrin e heroit kombëtar Adem Jashari.
bislame.net
Në Stamboll përurimi zyrtar i parkut i ri që Komuna Bajrampasha e këtij qyteti ndërtoi dhe i vendosi emrin e heroit kombëtar të Kosovës, Dëshmorit Adem Jashari. Këtej e tutje emri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësimin e Kosovës, do të përjetohet në lagjen Bajrampasha të Stambollit.
Mė shumė...
 
Kosova dhe bota islame njė vit pas pavarėsisė Printoni E-mail
Analizë
  
Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
                              Diplomacia kosovare


                               Kosova dhe bota islame një vit pas pavarësisë

Më 17 shkurt bëhet një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Një vit i punës së institucioneve të Kosovës të pavarura nga institucionet ndërkombëtare. Njëra prej sfidave me të cilën u ballafaqua Kosova si shteti më i ri në Evropë dhe në botë, gjatë vitit që lamë pas,  pa dyshim se ishte njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Në një anë, kishim përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sensibilizimin e qeverive të shteteve të ndryshme të botës për njohjen e pavarësisë  së Kosovës, në anën tjetër diplomacia serbe e përkrahur fuqishëm nga Federata Ruse bënte çmos për pengimin e këtyre njohjeve. Çështja më në fund shkoi Asamblenë e  Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku Serbia pati sukses të kaloj rezolutën për Kosovën në Gjygjin Ndërkombëtar të Drejtësisë  në Hagë.

Mė shumė...
 
Aspekti fetar nė pėrmbledhjen poetike "Letėr Zotit" tė Agim Vincės Printoni E-mail
Kritikë
Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
          

                   ( Agim Vinca, "Letër Zotit", Toena,Tiranë,2008).

 Përmbledhjes së   fundit të  poezive të  Dr. Agim Vincës, e titulluar "Letër Zotit",  iu bë një prezantim i mirë  në shtypin kosovar. Por, ajo që tërhoqi kërshërinë time ishte prezenca e aspektit fetar në poezitë e autorit. Për arsye se në disa poezi kemi të  bëjmë me disa shprehje subtile të protagonistëve , të cilëve u kushtohen  poezitë.  Që poeti të jetë zë autentik i popullit të vet dhe i protagonistëve për të cilët ai shkruan, ai lypset të  depërtojë thellë në shpirtin e  tij  në të gjitha segmentet.  Trashëgimia shpirtërore e një populli është një segment  që e pasuron në një masë të madhe krijimtarinë letrare të çdo krijuesi.
Mė shumė...
 
Xhamitė e Bosnjės dhe xhamitė e Kosovės Printoni E-mail

Xhami e shkaterruar ne Peje Një nga plagët e mëdha të Bosnjës, e shkaktuar nga urrejtja fetare e kthyer në politikë shtetëror, duket
se mori më në fund rrugën e shërimit. Gjykata e qytetit të Banja Lukës, në të quajturën "Serpska Republika", pra pjesa e Bosnjës e kontrolluar dhe banuar nga serbët, mori vendim me 20 shkurt që Serpska Republika t'i paguajë Komunitetit Islamik të Banja Lukës, 42 milionë dollarë si zhdëmtim për shkatërrimin e xhamive të këtij qyteti gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Mė shumė...
 
Samiti nė Adis Abeba pėr krijimin e Shteteve tė Bashkuara tė Afrikės Printoni E-mail

Analizë

Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
         

Samiti në Adis Abeba për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Afrikës- Muamer el-Gadafi – lider i Afrikës

Prej 1-3 shkurt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, zhvilloi punimet e tij Samiti i Unionit Afrikan, i cili në gjirin e tij ngërthen 53 shtete të kontinentit të Afrikës. Meqenëse, një numër i konsideruar i vendeve arabe, në aspektin gjeografik bëjnë pjesë në kontinentin e Afrikës, ato përveç pjesëmarrjes në Ligën Arabe dhe  në Organizatën e Konferencës Islamike, ato marrin pjesë  aktive edhe në  Unionin Afrikan,  si njërin prej organizmave më të mëdha të OKB-së, pas Organizatës së Konferencës Islamike. Vendet arabe, siç janë: Egjipti, Algjeria, Libia, Maroku, Sudani, Tunizi luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të shumë vendeve afrikane.

Mė shumė...
 
Obama- gjuha me tė cilėn mund tė pėrfitohet bota islame Printoni E-mail

Analizë

Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
 

Që nga nëntori i vitit të kaluar, mediat arabe dhe islame  kanë prognozuar se me ardhjen e  presidentit të  ri amerikan, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë,   do të ndryshoj qasja e politikës amerikane ndaj botës arabe dhe  islame.  Kështu, ai kishte  premtua  gjatë  fushatës së tij  parazgjedhore. Andaj, deklaratat  e tij të para, qoftë menjëherë pas dhënies së betimit, si president i 44 i SHBA-ve, apo intervista  e tij  e parë  dhënë televizionit arab "al-Arabija"  u priten me një lehtësi të madhe si në mediat arabe dhe islame,  poashtu edhe te pjesa dërrmues e opinionit.

Mė shumė...
 
Sa mund t’i kushtojė Kosovės heshtja pėr ngjarjet nė Gazė?! Printoni E-mail
Analizë

Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina
 

Agresioni izraelit në Gazë po hyn në ditën e tetëmbëdhjetë, pamjet tmerruese që po vijnë nga Rripi i Gazës po ndikojnë në  tërë botën. Protestat nga të gjitha anët po u paraprijnë lajmeve në mediat më të fuqishme botërore, qofshin ato të Lindjes apo të Perëndimit. Kosova, edhe pse, vetëm pak më shumë se nëntë vite më parë ishte në lëkurën e palestinezëve, institucionet e saj, deri më tash ka preferuar heshtjen lidhur me atë se çka po ndodh në Rripin e Gazës.

Mė shumė...
 
Gaza – lufta nė tė cilėn po masakrohen fėmijėt Printoni E-mail
Analizë
Mr. Qemajl Morina
Mr. Qemajl Morina

Agresioni izraelit, në Gaza, me tërë barbarinë e tij po hyn në javën e tij të dytë. Numri i viktimave prej orës   në orë sa vjen e shtohet. Në ekranet satelitore shihen pamje të llahtarshme të qindra  viktimave, fëmijëve, grave dhe pleqve.  Numri i tyre  në anën palestineze  ka arritur numrin 775 të vrarë dhe mbi 3.150 të plagosur. Më shumë se gjysma prej tyre  fëmijë dhe  gra. Në anën izraelite  deri më tash janë 10 ushtarë të vrarë dhe 107të plagosur.
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 27 - 39 nga 61