 Shkruan: Mr. Qemajl Morina Më 26 tetor 2009 në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës filloi gjykimi aq shumë i pritur i udhëheqësit politik të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq, i cili gjatë luftës 1992-1995 ishte ideator i rrethimit të Sarajevës dhe masakrës së Srebrenicës. Mirëpo, për fat të keq në sallën e gjykatës nuk u paraqit i akuzuari, i cili në përfundim të shekullit njëzet popullatës myslimane të Bosnjës u shkaktoi aq shumë viktima dhe aq shumë dhembje. Andaj, bojkotimi i tij për të prezantuar në gjykatë, ishte një ofendim për vet Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, nënçmim për të afërmit e viktimave, të cilët me daljen e tij para gjykatës, do të gjenin një prehje shpirtërore , se drejtësia edhe pse me një vonesë tejet të madhe kishte arritur që aktorin kryesor, i cili u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje e dhembje, ta sjellë para drejtësisë që të jap llogari për të bëmat e tij. Por, për fat të keq mos prezenca e të akuzuarit në sallën e gjykatës i zhgënjeu pa masë të afërmit viktimave. |
|
Mė shumė...
|
|
 Shkruan: Mr. Qemajl Morina Sipas një deklarate të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, të publikuar më 30.10.2009, të cilit iu janë drejtuar prindër të nxënësve të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku denoncojnë veprimet e disa organizatave fetare brenda objektit të shkollës në fjalë dhe përpjekjeve për manipulimin dhe indoktrinimin e nxënësve të tyre. |
|
Mė shumė...
|
|
 Mr. Qemajl Morina Megjithë premtimet e shumta për njohje të reja nga vende të ndryshme të botës, që nga muaji korrik, Kosova nuk ka pasur njohje të reja. Si duket numri 62 do të jetë ai që do ta pret fillimin e punës së Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, i cili më 1 dhjetor do të shqyrtojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës të iniciuar nga qeveria serbe. |
|
Mė shumė...
|
|
Në mediat arabe: Debati rreth ferexhes
Shkruan: Qemajl Morina Ka disa ditë që në mediat arabe po zhvillohet një debat i nxehtë ndërmjet dijetarëve më eminentë islam lidhur me atë që në botën arabe dhe islame njihet me emrin e "en-nikab", që në shqip mund t'i përshtatet fjala "ferexhe". “Nikabi” dallon nga “hixhabi”, (mbulesa e zakonshme e gruas myslimane), për të cilën të gjithë dijetarët myslimanë janë të një mendimi se është obligim fetar, kurse “nikabi” përfshin mbulimin e fytyrës dhe të duarve, të cilat sipas së dytës përjashtohen. |
|
Mė shumė...
|
|
Analizë Shkruan: Mr. Qemajl Morina Islami dhe Perëndimi, në nj formë apo tjetër, në shumë vende të botës, janë në konflikt. Ajo që preokupon shumicën e dijetarëve, si të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit, është si të tejkalohet kjo gjendje konfliktuoze në mes botës myslimane dhe asaj perëndimore. Për këtë qëllim deri më tash janë organizuar me dhjetëra konferenca shkencore, simpoziume e tryeza të rrumbullëkta me qëllim të daljes nga kjo gjendje, e cila popujve të këtyre vendeve po u sjellë vetëm dëme. Kjo temë ishte objekt diskutimi në takimin e katërt të diplomuarve të Universitetit të Al-Az-harit, i cili temë bosht pati: "Al-Az-hari dhe Perëndimi … rregullat e dialogut ". Rëndësia e konferencës në fjalë, qëndron në faktin se Al- Az'hari është institucioni më i vjetër islam, i cili i bëri rezistencë historisë për më shumë se një mijë vjet, si dhe konsiderohet institucioni më kompetent i Islamit me programin e tij të moderuar, i mbështetur në tolerancë dhe dialog. |
|
Mė shumė...
|
|
 Mr. Qemajl Morina Ka disa ditë që në të përditshmen, “Infopress” të Prishtinës, është hapur debat, nga një herë edhe me tone të ashpra, lidhur me kërkesën e Bashkësisë Islame, për inkorporimin e “edukatës fetare” në shkollat publike të Republikës së Kosovës. Në bazë të paraqitjeve të deri tanishme shihet se rreth kësaj nisme të BIK-ut, e cila është tejet me rëndësi, sepse ka të bëjë me edukimin bijve dhe bijave tona, janë shfaqur mendime diametralisht të kundërta. Në një anë, janë barrikaduar përkrahësit e propozimit të BIK-ut për inkorporimin e edukatës fetare në shkollat publike. Kurse në anën tjetër kemi mendimin e kundërt, që i thuhet një "Jo" e madhe inkorporimit të kësaj lënde në sistemin shkollor të Republikës së Kosovës. Si grupi i parë, ashtu edhe i dyti, natyrisht se kanë argumentet e veta. |
|
Mė shumė...
|
|
|

Mr. Jakup Çunaku Te nderuar besimtarë! Është kënaqësi e veçantë që sot te jem me ju, ku se bashku po festojmë festen e Fitër - Bajramit. S'do mend që edhe festat janë pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tonë në këtë botë. Do të ishte e pakuptimtë, që njeriu të kaloi tërë jetën serioz duke mos u argëtuar asnjëherë. Jetë të mbushur më lodhje e mundime, dhe asnjëherë të mos ndihet i lumtur dhe i qetë. Mu për këtë, popujt e besimet e ndryshme kanë edhe festat e tyre, që rezultojnë si shkak i përkujtim në ndonjë ngjarje të madhe. Në këtë rast, ne myslimanet kemi dy festa; Fitër - Bajramin dhe Kurban - Bajramin. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Nexhmdin ef. Hoxhaj
Edukimi shpirtëror dhe moral, nevoje dhe domosdoshmëri permanente e kohës*.
Të nderuar besimtarë! Me vullnetin dhe caktimin e të Madhit Zot fuqiplote, ditët dhe netët gati pa u vërejtur rrjedhin dhe kalojnë, ora e Krijuesit punon pa lodhshëm, dhe ditët pasojnë njëra - tjetrën dhe kështu çdo gjeje i vjen fundi. Sot Ramazani sikur po na shprehe fjalët lamtumirëse dhe sikur na thotë festoni o besimtare, festoni, se e keni merituar këtë, e ne te mallëngjyer për ndarjen me mikun dhe mysafirin e nderuar të quajtur nga Allahu i plotfuqishëm, Ramazan, në këtë ditë feste të madhe në shenjë krenarie që jemi mysliman, e me lot në sy, në shenjë mallëngjimi për ndarjen, i urojme njeri - tjetrit me shpresë se prapë do të takohemi me këtë mrekulli ,mik i çdo individi dhe familje myslimane anë e kënd rruzullit tokësor. Mirë u takofshim sërish, nëse donë i madhi Zot xh. sh. Ramazan i nderuar dhe i bekuar. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Në vend të prognozave për njohje, të prezantohet Kosova jashtë  Shkruan: Qemajl Morina
Këto ditë kur disa liderë tanë parashikonin njohje të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, së paku nga katër vende arabe, në mesin e të cilave edhe Kuvajti, në revistën “Al-Arabi” të muajit shtatorit të këtij vendi, në një reportazh të ilustruar të botuar për Bosnjën e Hercegovinën, u botua harta e vendeve të Ballkanit, ku Kosova figuron në kuadër të Serbisë. Revista në fjalë, është me rëndësi të veçantë, sepse ka tirazhin prej një milion ekzemplarë dhe konsiderohet revista më e përhapur dhe më e lexuar në botën arabe. Botuese e saj është Ministria e Informimit të Kuvajtit. Andaj, paraqitja e Kosovës në kuadër të shtetit serb, nuk besojmë se është gabim teknik, apo i rastit. |
|
Mė shumė...
|
|
Përvjetorë

Shkruan: Qemajl Morina
Më 25 shtator 2009 është dyzet vjetori i themelimit të Organizatës së Konferencës Islamike, organizatës më të madhe botërore pas Kombeve të Bashkuara. Meqenëse në vitin 1923, lideri turk, Kemal Ataturk anuloi halifatin si institucion më i lartë islam, i cili së paku formalisht bashkonte myslimanët e të gjitha vendeve islame. |
|
Mė shumė...
|
|
|