Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

37:169. Ne do tė ishim robėr tė All-llahut, tė sinqertė.

Hytbeja e Kurban-Bajramit Printoni E-mail

Prishtinë, 6 nëntor 2011
Hytbeja e Kryeimamit të Kosovës Sabri ef. Bajgora me rastin e Kurban Bajramit - 2011

Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra

I lartësuar qoftë Allahu në Madhërinë e Tij, të Cilit i nënshtrohet cdo gjë në këtë ekzistencë, kurse salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi krijesën më fisnike - Muhamedin a.s., i cili na udhëzoi drejt shtigjeve të dritës, i cili na mësoi se ç’është besimi, paqja dhe urtësia, na mësoi se ç’është, sakrifica, ndihma dhe dashuria e ndërsjellë.

Mė shumė...
 
Fjala pėrshėndetėse e Myftiut tė Kosovės nė promovimin e “Fjalorit arabisht – shqip” Printoni E-mail

 

Të nderuar studiues!
Të nderuar të pranishëm!
I nderuar autor!
Kam nderin dhe respektin që  t’ju përshëndes sot në këtë tempull të dijes, ku jemi tubuar që të bëjmë promovimin e “Fjalorit Arabisht – Shqip” me autor, studiuesin e gjuhës arabe, që njëherësh është edhe profesor i arabishtes në degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë, Dr. Isa Memishi.

Mė shumė...
 
ISLAMI PĖR VETĖVRASJEN?* Printoni E-mail

Mr. Naim Tërnava
(Myfti i Kosovës)

Ata që nuk janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tij përderisa ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, janë të zhveshur nga largpamësia për të mbështetur bujarinë, vëllazërimin, miqësinë, ndershmërinë dhe shërbimin që feja u kërkon njerëzve të ofrojnë.

 

Mė shumė...
 
Urimi i Myftiut tė Kosovės pėr besimtarėt dhe qytetarėt e Kosovės me rastin e Fitėr-Bajramit Printoni E-mail
Prishtinë, 29 gusht 2011

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Nesër është dita e parë e Fitër - Bajramit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të KBIRK, dhe në emrin tim t’ju uroi festen e Fitër - Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur Krijuesin fuqiplotë të ketë pranuar agjërimin, ibadetet dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muaji të agjërimit. Ndaj me të drejt festojmë dhe shohim fytyra të buzëqeshura përplot dashuri e sinqeritet ndaj Krijuesit, ngase kemi përmbushur edhe një prej shtyllave të Islamit, dhe me të drejt shpresojmë në shpërblimet e Allahut.

Mė shumė...
 
Fjala e Myftiut nė Lidhjen Botėrore Islame Printoni E-mail

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava në konferencën e Lidhjes Botërore Islame (RABITA) në Mekë të Arabisë Saudite kërkoi:

NË EMËR TË BESIMTARËVE TË KOSOVËS KËRKOJ DHE THËRRAS TË GJITHA SHTETET E KONFERENCËS ISLAMIKE QË TA NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS

Të nderuar të pranishëm!
Të gjendesh në Mekë është privilegj dhe përgjegjësi, të marrësh pjesë në një konferencë të tillë ku diskutohet rreth problemeve më të cilat ballafaqohen myslimanët anë e këndë botës dhe mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve është kënaqësi, e këtë na e mundëson Lidhja Botërore Islame këtu me seli në Mekë për çka të gjithë në Lidhjen Botërore Islame i falënderoj shumë dhe e lus Zotin për mirëqenien e këtij populli duke filluar nga shërbëtori i Dy Haremeve mbreti, Abdullah bin Abdul Aziz, nën patronatin e të cilit po mbahet edhe kjo konferencë.

Mė shumė...
 
Fjala e Myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava nė takimin e liderėve fetar tė Ballkanin nė Shkup Printoni E-mail

Bismilahi - Rrahmani - Rrahim!

 

I nderuar reis i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, zotëri Sulejman Rexhepi;
I nderuari kryetari i DIJANET-it të Turqisë, zotëri Mehmet Gyrmez;
I nderuari kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zotëri Selim Muça;
Të nderuar efendilerë;
kryetarë të Bashkësive Islame të rajonit;
Të nderuar të pranishëm!

Mė shumė...
 
Fethullah Gyleni ua ka kushtuar jetėn pėrpjekjeve pėr tu dhėnė pėrgjigje sėmundjeve tė shoqėrisė Printoni E-mail

 

(Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava në Konferencën: “Këndvështrim i diversitetit  fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globable” (Përvoja e Fetullah Gylenit  si model dhe harmonia ndërfetare në Shqipëri)
Të flasësh për një njeri të madh, nuk nevojiten fjalë të mëdha. Edhe fjalët më të thjeshta do të arrijnë të shprehin madhështinë e tij. Sipas mendimit tim i tillë është zoteri Fethullah Gyleni, njeriu i cili, me karizmin e tij prej intelektuali, shkrimtari, misionari paqësor, përfitoi zemrat e miliona njerezve. Ai eshte një fenomen bashkëkohorë  i kalibrit me përmasa botërore. Është ai i cili  kthehet  për së gjalli, në një personalitet të shkallës së parë, në një mendimtar sa origjinal, aq edhe të guximshëm, në një dijetarë që bashkon shpirtin me shpresën, perspektiven globale në dobi te shoqërisë  njerëzore .

Mė shumė...
 
Fjala e Myftiut nė hapje tė konferencės Printoni E-mail
Prishtinë, 14 mars 2011

Fjala e Myftiut mr. Naim Tërnava, në hapje të konferencës:

“Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme  për Kosovën”

Të nderuar të pranishëm;
Të nderuar qeveritarë;
Të nderuar mysafirë me kontribute në këtë sesion;
Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Mė shumė...
 
MUHAMEDI A.S. SHEMBĖLLTYRĖ PĖR NJERĖZIMIN Printoni E-mail
Prishtinë, 14 shkurt 2011
Myftiu Ternava
Me rastin e shënimit të Mevludit
Shkruan: Mr. Naim Tërnava
(Myfti i Kosovës)

MUHAMEDI A.S. SHEMBËLLTYRË PËR NJERËZIMIN

Vëllezër e motra besimtarë!
Në këtë natë kaq madhështore e shumë domethënëse e dobiprurëse për mbar njerëzimin, a në veçanti Botën Islame, natën kur u lind Muhamed Mustafaja, le ta madhërojmë Allahun dhe të kërkojmë bekimet e Tij, le t’i dërgojmë përshëndetje Pejgamberit  fisnik, vlerësimet dhe nderimet tona më të larta janë për Allahun dhe nënshtrimi ynë është vetëm ndaj Tij. Të gjitha lavdërimet tona janë për Allahun, favoret e të Cilit janë shkaku i vetëm i të gjitha arritjeve dhe veprave të mira, bekimet qofshin për krijesën e Tij më të lartë.
Mė shumė...
 
Fjala e Myftiut nė hapjen e sesionit kushtuar myderriz Hasan efeni Nahit Printoni E-mail
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava


HASAN EFENDI NAHI PERSONALITETI ISLAM I SHEKULLIT NJEZET
 
Të nderuar të pranishëm në këtë sesion shkencor kushtuar Hasan Efendi Nahit i cili tërë jetën ishte në shërbim të fesë e atdheut.
Të nderuar Hoxhallarë e profesor, dashamir të fjalës së shkruar
Të nderuar mysafir
E nderuara familje
Të nderuar bashkëpunëtorë
Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 13 nga 61