12/01/2011Në një intervistë ekskluzive, Myftiu Naim Tërnava diskuton mbi bashkë-jetesën dhe natyrën e Islamit. Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 12/01/11
 Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava beson se pavarësia e vendit ka krijuar mundësi më të mira për të gjithë bashkësitë fetare që të ushtrojnë besimet e tyre lirisht dhe të forcojnë më mirë bashkëpunimin rajonal. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Ekskluzive
 Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
Jam i kënaqur që i Madhi Zot xh.sh. më ka mundësuar të jem në krye të BIK-së në kohën kur Kosova fitoi pavarësinë Myftiu i rizgjedhur i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, flet për të parën herë pas rizgjedhjes edhe për një mandat 5-vjeçar për një medie të shkruar në Kosovë, për rezultatet dhe sfidat e mandatit të parë, për strategjinë dhe prioritetet për këtë mandat, për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame në arenën ndërkombëtare për njohjen e Kosovës; për hezitimin e Botës Arabo-islame për të njohur Kosovën si shtet; për sulmin ndaj kryetarit të Kuvendit të BIK-së; për debatin mbi Islamin tradicional e bashkëkohor; për fetvatë dhe kompetencën për të dhënë fetva dhe për planin 6-pikësh të Ban Ki Munit. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Ne aty kërkuam që të përshpejtohet njohja e pavarësisë së Kosovës Në Mekë të Arabisë Saudite nga 4-6 qershor nën patronatin e mbretit saudit Abul Aziz al Saud u mbajt Kongresi Ndërkombëtar që pati për temë të vetme “Dialogun”. Në këtë kongres qenë të pranishëm 500 pjesëmarrës nga e tërë bota, ku dominonin përfaqësuesit e shteteve të konferencës islamike të cilat përfaqësoheshin në nivel ministrash. Në këtë kongres nga Kosova qenë të pranishëm Myftiu Mr. Naim Tërnava dhe dekani i FSI-së Dr. Rexhep Boja. Gjatë kohës sa mbahej Kongresi Myftiu Tërnava e dekani Boja patën një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve të ndryshme nga të cilët kërkuan që të ndikojnë tek qeveritë e vendeve të tyre që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Për të mësuar diç më tepër për aktivitetin e delegacionit tonë në këtë kongres ne me t’u kthyer biseduam me Myftiun mr. Naim Tërnava
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Bashkësia Islame e Kosovës është munduar të krijojë një klimë të mirë për një jetë të përbashkët të të gjitha feve në Kosovë O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. Kuran 49:13 |
|
Mė shumė...
|
|
|
Përvoja e fituar në ShBA, do të më shërbejë jo vetëm mua por shpresoj se do t’i shërbejë edhe BIK-ut Kohë më parë në kuadër të programit “Liderët Vizitorë Ndërkombëtarë”, që realizua nga ambasada amerikane në Prishtinë qëndroi për vizitë punë në ShBA kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, i cili për 17 ditë ndoqi një program të detaizuar për përgatitjen e liderëve të rinj të Evropës. Për të mësuar diç më tepër për qëndrimin e tij në ShBA ne zhvilluam një bisedë të shkurtë me kryeimamin Sabri ef. Bajgora. |
|
Mė shumė...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 5 nga 11 |