|
Prishtinë, 3 shkurt 2011
Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!
Me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe në emrin tim personal T'ju e përgëzoj me urimet më të ngrohta.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 31 janar 2012

Myftiu Tërnava priti sot presidentit AUK ,z. Christopher Hall, të cilin e njohu me organizimin dhe funksionimin e BIK dhe institucioneve të saja, e posaçërisht me mënyrë e funksionimit të institucioneve arsimore në kuadër të BIK.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 31 janar 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha të cilin e njohu për zhvillimet në Bashkësinë Islame të Kosovës në përgjithësi, e për ecurinë e themelimin të Këshillit të BI në Fushë - Kosovë, në veçanti.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 27 janar 2012

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim pune ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan, e cila shoqërohej nga Doc. Dr. Ismet Biner - drejtor i Qendrës Kulturore Turke "Yunus Emre" që është hapur në gusht të vitit të shkuar.
Myftiu i njohu mysafirët për projektet e Bashkësisë Islame të cilat mund të jenë me interes të përbashkët për studiuesit dhe shkencëtarët e dy vendeve, duke nisur me projektin e dorëshkrimeve të vjetra Islame në gjuhet arabe dhe osmane, pastaj projekti i monografisë së xhamive të Kosovës etj.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 27 janar 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorë, të cilin pasi e falënderoj për vizitën e njohu atë me sfidat dhe sukseset e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, bashkëpunim ky që mund të shërbej si model dhe shembull edhe për komunat tjera.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 23 janar 2012
Myftiu Tërnava priti z. Martin Perschler zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentit të shtetit
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim z. Martin Perschler - zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit, i cili shoqërohej edhe nga Paul Engelstad- zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadës e SHBA-së në Prishtinë.
|
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 13 janar 2012

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka marrë ftesë dje nga Kongresi amerikan që të jetë i pranishëm në ceremoninë e përvjetshme të Lutjeve të Mëngjesit, më 2 shkurt, në Uashington DC, ku do të jenë të pranishëm presidenti amerikan, anëtarë të Kongresit si dhe përfaqësues nga jeta politike, diplomatike e shoqërore e ShBA.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit organizohet nga Kongresi amerikan tash e 60 vjet. Këtë vit në këtë ceremoni pritet që të jenë të pranishëm përfaqësues e personalitet nga 130 vende të botës.
Në këtë ceremoni nga Bashkësia Islame do të marr pjesë për të parën herë Myftiu i Kosovë, Mr. Naim Tërnava.
|
|
|
Prishtinë, 13 janar 2012
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti sot në një takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, z. Ejup Ramadani.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 12 janar 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku sot pas ditë është pritur nga kryetari i Bashkisë, z Lulzim Basha.
Në këtë takim Myftiu Tërnava uroj kryetarin e Bashkisë, z. Lulzim Basha për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në udhëheqjen e Tiranës.
|
|
Mė shumė...
|
|
|