Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

48:15. Kur tė shkoni ju pėr tė mbledhur prenė e luftės, ata qė ngelėn pas do tė thonė: “Na lejoni edhe ne tė vijmė me ju!” Ata duan tė ndryshojnė vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni pėr tė ardhur me ne, kėshtu ka thėnė mė parė All-llahu!” E ata do t’ju thonė: “Jo, por ju na keni zili!” Po, ata janė qė kuptojnė pak gjė.

Kontribut i xhematit ne asksionin per Veriun e Shqiperise

Numri i fundit

Revista Dituria Islame

Takvimi 2009

Shkarko Takvimin 2009 si PDF

Vizito galerinė

numruesi i vizitoreveSot12
numruesi i vizitoreveDje182
numruesi i vizitoreveKėtė javė194
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1540
numruesi i vizitoreveGjithsej119506

Lidhje

Myftiu Tėrnava priti ministrin Rashiq

Më 4 shkurt myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava priti në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, ministrin e punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq me bashkëpunëtor.
Ministri Rashiq e njohu Myftiun Tërnava me punën, të arriturat, sfidat dhe planet që ka ministria për zbutjen e gjendjes sociale.
Ministri Rashiq dhe myftiu Tërnava u pajtuan që gjendja sociale në Kosovës është e rënd, dhe me gjithë rezultatet e arritura ende mbetet shumë për tu bërë.
Mė shumė...
 
Xhemati i Kosovės – 83990.06 mijė euro pėr zonat e pėrmbytura nė Shqipėri


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar ka përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku në fillim të këtij viti, përmbytjet shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.
 Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga  përmbytjet, të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura.

Mė shumė...
 
Bereqeti ndihmoi me rroba nxėnėsit e shkollės fillore “Asdreni” tė Llabjanit

Image
Më 3 shkurt, shoqata humanitare “Bereqeti, shpërndau veshmbathje për 215 nxënës dhe stafin e shkollës fillore “Asdreni” në fshatin Llabjan.
Ndihma e Shoqatës “Bereqeti” është në vazhdën e aktiviteteve që kjo shoqatë bënë për t’u dal në ndihëm familjeve që janë në nevojë . Aksioni i Shoqatës është i orientuar në viset rurale, ku nevojat janë më të mëdha.

Mė shumė...
 
Deklaratė pėr shtyp
Prishtinë, 23 janar 2010

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme (23 janar 2010), të mbajtur në Prishtinë, përpos tjerash debatoi edhe për rastin e fundit të sulmit fizik ndaj imamit të xhamisë Hamit ef. Kamberin, duke e konsideruar si akt qyqar e tinëzar për më tepër kur ai ndodh në xhaminë e tij pas faljes së namazit. Kuvendi e konsideron sulmin akt shumë shqetësues për ne, në rend të parë si institucion, por edhe  për gjithë opinionin  tonë të gjerë.
Mė shumė...
 
Xhemati i Kosovės – 80 mijė euro pėr zonat e pėrmbytura nė Shqipėri
22 janar 2010
 Image
Aksioni për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shkodër e rrethinë i organizuar nga Kryesia e BIK-së realizuar më 15 janar 2010, në xhamitë e Kosovës, ka grumbulluar 80 mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës.

Zyrtarët e Kryesisë së BIK, parat e grumbulluara nga ky aksion së shpejti nga do t’u dorëzojnë autoriteteve kompetente shqiptare në Shkodër.
 
DEKLERATĖ
Prishtinë, 21 janar 2010

Image
Me rastin e sulmit fizik ndaj Hamit Kamberit-imam nga Mitrovica, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për opinion jep këtë:

DEKLERATË

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e shqetësuar ka marr njoftimin se sot pas namazit të drekës një grup personash ka sulmuar fizikisht imamin e xhamisë së Tunelit të Parë në Mitrovicë Hamit Kamberin.

Mė shumė...
 
Xhemati i Kosovės aksion pėr tė ndihmuar zonat e pėrmbytura nė Shqipėri
Prishtinë, 15 janar 2010
Image
Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës- Xhemati i Kosovës aksion për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shqipëri

Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë u grumbulluan mjete financiare për ndihmë zonave të përmbytura në Shqipërinë e Veriut. Aksioni i sotëm u bë me organizmin e Kryesisë së BIK.
Mė shumė...