hkruan: Naim Tërnava
Myftiu i Kosovës
Zoti është një i pa fillim dhe i pa mbarim, Krijues i kësaj gjithësie,Krijues i çdo gjëje, krijues edhe i vet njeriut të cilit i takoi përgjegjësia dhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës. I Madhi Zot i dhuroi njeriut veçori, atribute e cilësi me të cilat e dalloi nga të gjitha krijesat e tjera, duke kërkuar në vazhdimësi prej tij nëpërmjet shpalljes dhe dërgimit të pejgambereve besimin në Zotin Një, dhe largimin nga idhuj adhurimet, apo besimet e kota, ngase i vetmi Allahu xh.sh., është Ai i cili meriton të adhurohet dhe Ai është mëshirëplotë dhe është Ai i cili mëshiron. Allahu xh. sh., thotë:
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”.(Kuran, El-Bekare -163).
Hits: 272
Mr. Ajni Sinani

"I Lartësuar është Ai që e barti robin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Mesxhidul Harami (në Mekë) në Mesxhidul Aksa (të Kudsit), rrethinën e secilës e kemi bekuar, për t'i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë." (El Isra, 1)
Allahu i njeh më së miri robërit e Tij, prandaj Ai, qoftë i Lavdëruar, i dha në kohën më kritike dhuratën më të mirë dhe mbështetjen më të fuqishme shpirtërore Pejgamberit më të dashur. Kështu erdhi ajo natë e madhe dhe e shenjtë, kur i Dërguari i Allahut do të shihte sekretet e botës së padukshme që s'mund të shihen nga syri i njeriut. Atë natë meleku Ridvan, ruajtësi i Xhennetit, ishte njoftuar se do ta nderonte një mysafir i veçantë.
Hits: 184
Prishtinë, 20 prill 2012
Ditëve të fundit, Kosova dhe rajoni u përballën me disa tensione ndëretnike, që për pasojë mund të ndikojnë në stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit në përgjithësi.
Në Veri të Kosovës, ndodhi një rast mbi familjen Haradinaj me banim tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicën Veriore, ku fatkeqësisht, mori jetën e kryefamiljarit. Ky rast u cilësua si një akt terrorist, dhe ndikoi dukshëm që banorët e kësaj pjese të Kosovës të mos ndjehen më të sigurt për familjet, pronën dhe pasurinë e tyre.
Hits: 174
Mr. Naim Tërnava
(Myfti i Kosovës)
Ata që nuk janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tij përderisa ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, janë të zhveshur nga largpamësia për të mbështetur bujarinë, vëllazërimin, miqësinë, ndershmërinë dhe shërbimin që feja u kërkon njerëzve të ofrojnë.
Gjatë jetës së tyre, këta njerëz përpiqen të kënaqin egot e veta duke shpërdorur në mënyrë të rëndomtë mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes për kërcënimet që i kanosen njerëzimit. Sidoqoftë, në Kuran, Zoti lëvdon moralin e atyre që përpiqen me mish e me shpirt për të sjellë mirësi në vendin ku jetojnë dhe janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tyre.
Hits: 259
Me rastin e shënimit të Mevludit
Shkruan: Mr. Naim Tërnava
(Myfti i Kosovës)
MUHAMEDI A.S. SHEMBËLLTYRË PËR NJERËZIMIN
Vëllezër e motra besimtarë!
Në këtë natë kaq madhështore e shumë domethënëse e dobiprurëse për mbar njerëzimin, a në veçanti Botën Islame, natën kur u lind Muhamed Mustafaja, le ta madhërojmë Allahun dhe të kërkojmë bekimet e Tij, le t’i dërgojmë përshëndetje Pejgamberit fisnik, vlerësimet dhe nderimet tona më të larta janë për Allahun dhe nënshtrimi ynë është vetëm ndaj Tij. Të gjitha lavdërimet tona janë për Allahun, favoret e të Cilit janë shkaku i vetëm i të gjitha arritjeve dhe veprave të mira, bekimet qofshin për krijesën e Tij më të lartë.
Hits: 83