Prishtinë, 6 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava është pritur sot nga Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, të cilin myftiu e përgëzoj për rezultatet e arritura në rritjen e kapaciteteve të FSK-së në rrugën e saj drejtë transformimit në ushtri. Myftiu tha: "Rritja, profesionalizimi dhe aftësimi i FSK-së është një e arritur e madhe për tërë Kosovën, përse ju përgëzojë ju, oficerët dhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së."
Hits: 36
Me ftesë të Qendrës Kardavi për mendimin mesatar islam dhe të ripërtëritjes dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Universitetit Hamed bin Halife, një delegacion prej 10 Kryeimamëve të Këshillave të BIK-ut, në krye me Kryeimamin e Kosovës Sabri ef. Bajgora, mori pjesë në një Seminar trajnues prej datës 3-11 janar në Doha të Katarit.
Hits: 40
Prishtinë, 10 janar 2013
MË SHUMË ANGAZHIM E AKTIVITET NË TERREN
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka mbajtur sot një takim pune me kryetarët e Këshillave vendorë të Bashkësisë Islame me të cilët ka diskutuar për jetën fetare në terren, format e organizimit, rezultatet e deritashme si dhe projektet dhe angazhimet për të ardhmen.
Hits: 53
Mitrovicë,
Të shtunën më 2 shkurt në Mitrovicë, Këshilli i Bashkësisë Islame organizoj tribunë kushtuar lindjes së pejgamberit, Muhemadit a.s. Tribuna u mbajt në Shtëpinë e kulturës "Xhamajli Berisha" ku morën pjesë një numër i madh i besimtarëve nga Mitrovica dhe rrethina.
Para të pranishëmve për personalitet e Pejgamberit, Muhamedit a.s. foli Myftiu i Kosovës, mr. Niam Tërnava.
Hits: 34
Prishtinë, 26 dhjetor 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava është pritur dje nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, e të cilin myftiu e falënderoi për pritjen e ngrohtë vëllazërore si dhe për angazhimin e kujdesin e vazhdueshëm të tij dhe të qeverisë turke për Kosovën.
Myftiu, posaçërisht e falënderoj kryeministrin turk për mbështetjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtar, e sidomos dhe angazhimin e tij për shtimin e njohjeve për Kosovën në vende të ndryshme. Myftiu e falënderoj Kryeministrin turk për kontributin e dhënë së fundmi për njohjen e Kosovës nga Pakistani.
Hits: 60
Prishtinë, 21 janar 2013
Më 21 janar 2013, Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, mbajti takim të rregullt me kryeimamët e Këshillave të BI, të cilëve u foli për detyrat, përgjegjësitë, veprimtarinë dhe rolin që ka udhëheqësi i sektorit fetaro - arsimor në zbatimin e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga nenet e caktuara të Kushtetutës së BI dhe rregulloreve në fuqi.
Hits: 62
Prishtinë, 26 dhjetor 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, me ftesë të DIYANET-it po qëndron për vizitë në Turqi, ku u prit nga kryetari i DIYANET-it, Prof. Dr. Mehmet Görmez, i cili shoqërohej nga tre zëvendësit e tij.
Myftiu Tërnava falënderoj nikoqirin, Prof. Dr. Mehmet Görmez, për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Myftiu i njohu nikoqiret për të arriturat e Kosovës në përgjithësi e të Bashkësisë Islame të Kosovës në veçanti.
Hits: 47
Prishtinë, 10 janar 2013
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor, të cilin Myftiu, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin e tij personal e përgëzoj dhe uroj Haradinajn për lirimin nga të gjitha akuzat në Gjyqin të Hagës.
Hits: 58
Prishtinë, 21 dhjetor 2012
Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, më 20 dhjetor, me akademi solemne ka festuar 20 vjetorin e themelimit si institucion i lartë i arsimim dhe edukimit islam, i pari i kësaj fushe te shqiptarët.
Në akademinë e organizuar nga FSI, qenë të pranishëm shumë personalitete të larta nga jeta akademike e institucionale nga të gjitha tojat shqiptare dhe nga Saxhaku, respektivisht nga Novi Pazari.
Hits: 47