Bashksia

Konferencë Ndërkombëtare e Tefsirit në Rijad

Kryeimami Sabri ef. Bajgora merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Tefsirit në Rijad të Arabisë Saudite
Nën patronatin e Shërbyesit të dy vendeve të shenjta, mbretit Abdullah ibn Abdulaziz të Arabisë Saudite, në organizim të Universiteti "Melik Saud" në bashkëpunim me Katedrën e Kuranit dhe Shkencave të tij, si dhe Qendrës së Tefsirit për studime kuranore, të shtunën më 16.02.2013, në Rijad te Arabisë Saudite filloi punimet Konferenca Ndërkombëtare për përparimin dhe zhvillimin e studimeve kuranore.

Hits: 49

Read more...

Myftiu Tërnava priti në takim pune me zyrtar të lartë të Zyrës se BE-së në Kosovë

Prishtinë, 13 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr Naim Tërnava priti sot në takim pune një delegacion me zyrtar të lartë të Zyrës së BE në Kosovë të kryesuar nga Patrick Schmelzer - zyrtar në seksionin për të Drejtat e Njeriut.
Myftiu Tërnava i falënderoi zyrtarët e BE-së për vizitën në BIK  dhe për angazhimin e BE në Kosove për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat e shtetndertimit. Myftiu në veçanti i falënderoi ata për interesimin dhe dëshirën e tyre për tu informuar për së afërmi me brengat e shqetësimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Hits: 45

Read more...

Kryeimami vizitë në Këshillin e BI të Gjakovës

Në vazhdën e aktiviteteve të BIK, kryeimami i këtij institucioni, Sabri ef. Bajgora me bashkëpunëtorë (Fatmir Iljazi, Vedat Sahiti dhe Besim Mehmeti) me datën 08.02.2013 (e premte), vizituan qytetin e Gjakovës, gjegjësisht Këshillin e Bashkësisë Islame, kryetarin dhe imamët, Institutin e hifzit në ish Medresenë e Madhe, si dhe objektin e institucionit parashkollor – çerdhen e fëmijëve e cila ka përfunduar së ndërtuari.

Hits: 33

Read more...

Në takimin e rregullt me imamët e KBI të Obiliqit mori pjesë edhe Myftiu

Prishtinë, 13 shkurt 2013
Myftiu Naim Tërnava mori në takimin e rregullt me imam në Këshillin e Bashkësisë Islame të Obiliqit, me ç’rast u prit nga kryetari i Këshillit, Behar ef. Mjeku.
Mjeku mirëpriti prezencën e Myftiut në selinë e Këshillit, duke e falënderuar për mundin, angazhimin dhe kontributin e pamasë që po jep në drejtim të konsolidimit të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës me të gjithë Këshillat e saj. “Vizita juaj ishte një befasi e këndshme për të gjithë ne, sot po ndjehemi më të fortë kur kemi parasysh se jemi Këshill i ri, në formim e sipër”, u shpreh Mjeku.

Hits: 41

Read more...

Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës

Prishtinë, 7 Shkurt 2013

Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës, objekt i trashëgimisë në Prizren
Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ka theksuar se nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi thellohet edhe më tutje bashkëpunimi i Ministrisë me Agjencinë 'TIKA' dhe zhvillohet bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë.

PRISHTINË, 7 SHKURT - Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BDQ kanë nënshkruar të enjten memorandumin për konservim-restaurimin e Xhamisë së Emin Pashës në Prizren.

Hits: 40

Read more...

Myftiu Tërnava priti ambasadoren turke në Kosovë Songul Ozan

Prishtinë, 11 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti në takim pune ambasadoren e Turqisë, znj. Songul Ozan, e shoqëruar nga drejtori i Qëndresë Kulturore Turke, z. Sadullah Yilmaz.
Myftiu Tërnava falënderoj ambasadoren Ozan për vizitën dhe angazhimin e përkushtimin e saj të madh në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë turke për kontributin e madh që po jep  përmes Agjencisë për zhvillim "TIKA" në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, me theks të veçantë të arkitekturës islame.

Hits: 37

Read more...

Ministri i FSK-së Agim Çeku priti Myftiun Tërnava

Prishtinë, 6 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava është pritur sot nga Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, të cilin myftiu e përgëzoj për rezultatet e arritura në rritjen e kapaciteteve të FSK-së në rrugën e saj drejtë transformimit në ushtri. Myftiu tha: "Rritja, profesionalizimi dhe aftësimi i FSK-së është një e arritur e madhe për tërë Kosovën, përse ju përgëzojë ju, oficerët dhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së."

Hits: 36

Read more...

Manifestim e Mevlud kushtuar Lindjes së Muhamedit a.s.

Prishtinë, 9 shkurt 2013
Sot në Prishtinë në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi përmbyllës me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne muaji i mevludit.
Në këtë manifestim të organizuar nga Departamenti i të Rinjve të Kryesisë së BIK në bashkëpunim me Këshillin e BI të Prishtinës qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava, pastaj përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësive Islame nga e gjithë Kosova dhe ata nga Lugina e Presheva, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.

Hits: 41

Read more...

Kryeimamët në seminarin njëjavor në Katar prej 3-11 janar 2013

Me ftesë të Qendrës Kardavi për mendimin mesatar islam dhe të ripërtëritjes dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Universitetit Hamed bin Halife, një delegacion prej 10 Kryeimamëve të Këshillave të BIK-ut, në krye me Kryeimamin e Kosovës Sabri ef. Bajgora, mori pjesë në një Seminar trajnues prej datës 3-11 janar në Doha të Katarit.

Hits: 40

Read more...

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2013, Bashkësia Islame e Kosovës.

Top Desktop version