Prishtinë, 8 mars 2013
Myftiu Tërnava e ministri Buja dakordonen që të rishqyrtohet udhëzimi administrativ që ndalon nxënëseve të mbuluara mësimin në shkollat publike
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takim që pati sot me Ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, dr. Ramë Buja, ka kërkuar që të tërhiqet Udhëzimi Administrativ nr 6/2010 të datës 11 maj 2010, me të cilin po pengohen nxënëset që bartin shami të ndjekin procesin mësimor në sistemim publik të arsimit.
Hits: 185
Prishtinë, 6 mars 2013
Me rastin e shënimit të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizituan Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ku për dëshmorët në 15 vjetorin e rënies heroike kanë kënduar "Fatiha".
Gjatë qëndrimit në Prekaz, Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët vizitoj edhe Kullën e Jasharajve, ku u priten nga baca Rifat.
Hits: 152
Prishtinë, 19 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Shoqatën e të verbërve dhe personave me të pamur të dobësuar të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Buraj Kadriu. Me këtë rast Myftiu Tërnava pasi është njohur me aktivitet e shoqatës, drejtuesve të tyre u ka shpreh mbështetjen e BIK.
"Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Shoqatën e të verbërve dhe është përpjekur, me mundësit e saj, që të ndihmoj komunitetin e te verbërve në forma të ndryshme, që nga aktivitet e lira, ndihmat materiale e deri tek botimi i literaturës islame në alfabetin e brajit.
Hits: 66
Prishtinë, 5 mars 2013
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryetari Mensur Morina, Valmir Ahmeti - nënkryetar, Murat Murati - Sekretar i Përgjithshëm dhe Genc Berisha - zv. sekretar.
Kryetari i KQVR-së Morina pasi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë e njohu për aktivitetet dhe veprimtaritë e KQVR si dhe për bashkëpunimin me organizata simotra edhe jashtë vendit.
Hits: 148
Prishtinë, 16 shkurt 2013
Zëvendëskryetari i DIJANET-it të Turqisë, prof. dr. Hasan Kamil Yilmaz i shoqëruar nga prof dr. Mahmut Erol Kilic - sekretar i përgjithshëm i Unionit të Parlamenteve të Shteteve të Organizatës për Bashkëpunimit Islamik, (OIC ) dhe prof. dr. Mahmut Kara - ligjërues në Universitetin "Uludag" të Bursës ishin për një vizitë dy ditore në Kosovë. Vizite kjo e koordinuar mes Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe koordinatorit të DIJANET-it turk në Kosovë z. Idris Keskin.
Hits: 52
Prishtinë, 28.02.2013
Këshilli i Bashkësisë Islame të Istogut i bëri një ftesë Myftiut Naim ef. Tërnava, që t’jetë mysafir nderi në mbledhjen e tyre të rregullt me anëtarët e Këshillit, dhe të vëzhgoj për së afërmi punën dhe veprimtarinë e tyre, duke e njoftuar në hollësi për të arriturat e imamëve dhe për sfidat me të cilët po ballafaqohen ata gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve të tyre. Myftiu, me kënaqësi e pranoi ftesën, dhe realisht, kjo nuk ishte hera e parë që Myftiu merrte pjesë në mbledhje të Këshillave të Bashkësisë Islame anembanë territorit të Kosovës. Në ambientet e Këshillit, Myftiu u prit nga kryetari Muhamet Lipa, bashkë me administratën dhe anëtarët e Këshillit, me ç’rast i dëshiruan mirëseardhje Myftiut dhe përshëndetën prezencën e tij. Kryetari Lipa shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave, dhe të drejtave të myslimanëve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për bashkëpunimin dhe ndihmën morale kundrejt Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog.
Hits: 116
Kryeimami Sabri ef. Bajgora merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Tefsirit në Rijad të Arabisë Saudite
Nën patronatin e Shërbyesit të dy vendeve të shenjta, mbretit Abdullah ibn Abdulaziz të Arabisë Saudite, në organizim të Universiteti "Melik Saud" në bashkëpunim me Katedrën e Kuranit dhe Shkencave të tij, si dhe Qendrës së Tefsirit për studime kuranore, të shtunën më 16.02.2013, në Rijad te Arabisë Saudite filloi punimet Konferenca Ndërkombëtare për përparimin dhe zhvillimin e studimeve kuranore.
Hits: 49
Të enjten më 21 shkurt 2013, në Tiranë, në ambientet e Universitetit "Bedër" në prani të shumë personaliteteve nga jeta fetare e kulturore të Shqipërisë e Kosovës, si haxhi Seilim Muça-kryetar i KMSH-së, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, At Andon Merdani- përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe shumë të ftuar të tjerë, u bë promovimi i revistës "Zani i Naltë"¸ vazhdim i revistës me të njëjtin emër i Komunitetit Mysliman Shqiptar, e themeluar në vitin 1923.
Hits: 108
Prishtinë, 13 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr Naim Tërnava priti sot në takim pune një delegacion me zyrtar të lartë të Zyrës së BE në Kosovë të kryesuar nga Patrick Schmelzer - zyrtar në seksionin për të Drejtat e Njeriut.
Myftiu Tërnava i falënderoi zyrtarët e BE-së për vizitën në BIK dhe për angazhimin e BE në Kosove për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat e shtetndertimit. Myftiu në veçanti i falënderoi ata për interesimin dhe dëshirën e tyre për tu informuar për së afërmi me brengat e shqetësimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Hits: 45