Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mes të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë – DIYANET, 30 imamë, po qëndrojnë për vizitë, në qytetin Bursa të Turqisë, që nga data 1 prill të këtij viti, gjegjësisht në Qendrën për Arsim dhe Edukim të qytetit të Bursës.
Hits: 421
Shoqata Kulturore Gruaja në bashkëpunim me Myftininë e Shkodrës organizuan Program Kulturore të larmishëm “Karvani i Femrës Muslimane 2013”
ku pjesëmarrëse ishin përfaqësueset e grave nga Kosova , Maqedonia, Mali i Zi.
Programi u mbajt me datën 14.04.2013 në orën 11:00 në Sallën e Konferencave pranë Konviktit të djemve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.
Hits: 187
Myftiu u Republikës së Kosovës mr.Naim ef Tërnava i shoqëruar nga Ahmet ef. Sadriu, Vedat ef. Sahiti më 21 mars vizitoi KBI-në në Shtime ku u prit nga nga kryetari i këtij Këshilli Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë. Kryetari Isa ef. Tërshani fillimisht shprehu konsideratën e tij më të lartë dhe falënderoi Myftiun për punën e tij të palodhshme, në mbrojtje të islamit dhe interesave të myslimanve të Kosovës. Njëherit e njoftoi Muftiun për konsolidimin e Këshillit dhe angazhimet për këtë periudhë si Këshill i ri. Jemi të vetëdijshëm se na presin vështirësi të shumta, e në veçanti në aspektin financiarë, jemi komunë e vogël e nuk kemi pasuri vakufnore, të hyra tjera s’ka pos anëtarësisë, e këtu mendojmë të mobilizohemi e të punojmë bashkërisht me të gjithë imamët e tia dalim në sigurimin e të ardhurave të imamëve në Këshillin tonë.
Hits: 470
Prishtinë, 28 mars 2013
Më 28 mars në mënyrë solemne u bë përurimi solemn i xhamisë së fshatit Shajkoc (Podujevë). Në këtë solemnitet merrte pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës mr Naim ef. Tërnava, kryeimami Sabri ef. Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmed ef Sadriu, Ejup Ramadani, shefi i kabinetit të Myftiut, Ekrem ef. Simnica, drejtor për Diasporë, Rexhep Suma kryeredaktor i “Dituria Islame”, Agim ef. Gashi dhe Eshref Dragusha.
Hits: 629
Prishtinë, 19 mars 2013
Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj në Xheda edhe Bankën Islame për Zhvillim ku mori pjesë në Forumit Ekonomik "Xheda2013. Në margjina të Forumit, Myftiu Tërnava pati një takim pune me Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim. dr. Ahmed Muhamed Ali.
Hits: 304
Prishtinë, 25 mars 2013
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot John Ryan - zyrtar i lartë ligjor i Zyrës së sekretariatit të Panelit për shqyrtimin e të drejtave të njeriut në kuadër të Misionit të BE - Zyrës për sundimin e ligjit në Kosovë.
John Ryan falënderoi Myftiu Tërnava për pritjen dhe njohu atë me mënyrën e funksionimit, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e panelit për shqyrtimin e të drejtave të njeriut në kuadër të misionit të BE-së në Kosovë.
Hits: 347
Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava qëndroi edhe në qytetin e shenjtë të Mekës, ku kreu umren dhe vizitoi disa nga vendet e shenjta.
Ndërsa, të dielën, më 17 mars 2013, Myftiu Tërnava u prit në selinë e RABITA-së (Liga e Botës Islame) nga sekretari i përgjithshëm, dr. Abdullah al Turki, i cili i dëshiroi mirëseardhje Myftiut të Kosovës dhe qëndrim të këndshëm në Mekë.
Hits: 238
Prishtinë, 22 mars 2013
Myftiu Tërnava priti këshilltarin e lartë të ministrit të Vakufeve dhe çështjeve fetare të Mbretëresisë së Arabisë Saudite, prof. dr. Abdullah F. Al Luhejdan.
Myftiu falënderoi për vizitën e tij në Kosovë dhe e falenderoi atë për kontributin e Arabisë Saudite në zhvillimet politke e ekonomike dhënë për Kosovën, e në veçanti potencoi marrëdhëniet e shkelqyera mes BIK dhe ministrisë së vakëfit dhe çështjeve fetare të arabisë saudite.
Hits: 322
Myftiu Tërnava merr pjese në manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013
Prishtinë, 14 mars 2013
Me ftesë të Princit të Medinës, Fejsal bin Selman bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merr pjesë në Manifestimin e organizuar me rastin e zgjedhjes së Medinës Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013.
Ky manifestim organizohet nën patronatin e Princit Selman bin Abdul Aziz Al Saud, ku po marrin pjesë personalitete të njohura nga shumë vende të botës si, Myftinj, Ministra të Kulturës, Ministra të Çështjeve Islamike, zv. Ministra, ish- president etj.
Hits: 210