Më 21 maj Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti presidentin e organizatës Europian Muslims League” Alfredo Maiolese me rezidencë në Bern (Zvicër). Në këtë takim Myftiu Tërnava njoftoi për së afërmi mysafirin për historikun e BIK-së, zhvillimin e jetës fetare si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Nga ana e tij presidenti Maiolese shprehu kënaqësinë për mirëpritjen dhe prezantoi para Myftiut Tërnava qëllimin dhe ecurinë mbi proceset dhe trendët nëpër të cilat po kalojnë myslimanët në Evropë.
Hits: 18
Prishtinë 21.05.2013
Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhje me përgjegjësit e të rinjve pranë këshillave të Bashkësisë Islame, të cilët në këtë detyrë janë caktuar më parë, me çka edhe behët shtrirja e Departamentit të të rinjve në terren.
Takimi ashtu si ishte e paraparë filloj në ora 11:00. Hapja e tubimit u bë me disa ajete Kur’anore të lexuara nga imami përfaqësuesi i degës së Pejës Muhamed Mavraj. Më pas fjalën e morri udhëheqësi i Departamentit për të rinj pranë BIK-ut Mr. Fitim Gashi i cili i përshëndeti të pranishmit duke u uruar mirëseardhje . Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeimami i Republikës së Kosovës Sabri ef. Bajgora i cili është njehërit edhe përgjegjësi kryesor për këtë sektor.
Hits: 62
Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani shtroi një darkë për drejtuesit e bashkësive islame të Ballkanit, në kuadër të konferencës së 6-të të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite teksa u shpreh: “Komuniteti Mysliman ndër vite ka qenë promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimit fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë, por edhe në atë atdhetar.”
Hits: 65
Tiranë, 18 maj 2013
Në Tiranë, zhvilloi punimet Konferenca e VI-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Konferenca nga liderët mysliman të Ballkanin për diskutim pati temën “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore” u organizua paraditen e sotme, më 18 maj 2013, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete fetare e publike nga vendet e rajonit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë, në këtë konferencë qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpuntorë.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen bëri një ekspoze të veprimtarisë 22 vjeçare të KMSH-së.
Hits: 121
Sot, me datën 16.05.2013, falë bashkëpunimit të thellë në mes të BIK dhe shoqatës humanitare për zhvillim KAD nga Kuvajti, u vu gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së fshatit Gajre në komunën e Kaçanikut. Në këtë ditë të bukur me diell, me një pamje impozante mbi shpatijet e Sharrit, aty nga ku vërehej një bukuri natyrore e bjeshkëve të Kaçanikut, ishin mbledhur numër i konsiderueshëm i fshatarëve të Gajres, që me padurim prisnin fillimin e ceremonisë së planifikuar nga Këshilli i BI të qytetit të Kushtetutës së Kosovës, Kaçanikut.
Hits: 184
Konferenca e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit tashmë është kthyer në traditë që nga viti 2007, kur u organizua për herë të parë në Sofie të Bullgarisë. Konferenca e dytë u mbajt më 8 mars 2008 në Podgoricë të Malit të Zi, e treta më 4 shtator 2009 në Bukuresht të Rumanisë, e katërta më 12 maj 2010 në Prishtinë, Kosovë, e pesta më 29 mars 2011 në Shkup, Maqedoni, dhe këtë vit, e gjashta, më 18 maj 2013 në Tiranë, Shqipëri, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën kujdesin e Presidentit të Republikës SHTZ. Bujar Nishani. Kjo konferencë tashmë prej vitesh mbart një detyrë të rëndësishme mbi vete.
Hits: 56
Prishtinë, 15 maj 2013
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot një delegacion nga Egjipti të kryesuar nga ambasadori, dr. Muhamed Shaker - drejtor i Bordit të Këshillit egjiptian për çështje të jashtme, i cili shoqërohej nga ambasadori, dr. Sayed Shalaby - drejtor ekzekutiv dhe ambasadori dr. Sayed el - Masry- këshilltar i lartë i Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, z. Ekmeluddin Ihsanoglu.
Hits: 139
Tiranë, 18 maj 2013
Kryeministri Sali Berisha priti kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në konferencën e VI-të të tyre në Tirane, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe të dialogut me njëri-tjetrin, nga i cili nuk duhet të lodhet askush, ndërsa veçoi shembullin e Shqipërisë, besimet fetare të së cilës nuk e përçanë për asnjë moment këtë komb. “Edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkekzistencën paqësore të besimeve fetare”, tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha u tha kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit se homologët e tyre në Tiranë e nisën nga zero ringritjen, pas batërdisë që bëri komunizmi, me prishjen e gjithë infrastrukturës së këtij besimi, e cila sot e rindërtuar tërësisht do të kurorëzohet me xhaminë e madhe të Tiranës.
Hits: 91
Prishtinë, 15 maj 2013
Myftiu Tërnava falënderoj shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt për vizitën në BIK, vizitë kjo e para e tij pas emërimit në krye të këtij Misioni. Fillimisht Myftiu tha se Bashkësia Islame vlerëson e çmon lart punën që bënë EULEX në zbatimin e ligjit dhe rendit në Kosovë.
Hits: 103