Bashksia

Në Tiranë u mbajt Konferenca e VI-të e liderëve myslimanë të Ballkanit

Tiranë, 18 maj 2013

Në Tiranë, zhvilloi punimet Konferenca e VI-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Konferenca nga liderët mysliman të Ballkanin për diskutim pati temën “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore” u organizua paraditen e sotme, më 18 maj 2013, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete fetare e publike nga vendet e rajonit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë, në këtë konferencë qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpuntorë.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen bëri një ekspoze të veprimtarisë 22 vjeçare të KMSH-së.

Hits: 82

Read more...

Deklaratë Përmbyllëse e Konferencës së 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit

Tiranë, 18 maj 2013

Konferenca e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit tashmë është kthyer në traditë që nga viti 2007, kur u organizua për herë të parë në Sofie të Bullgarisë. Konferenca e dytë u mbajt më 8 mars 2008 në Podgoricë të Malit të Zi, e treta më 4 shtator 2009 në Bukuresht të Rumanisë, e katërta më 12 maj 2010 në Prishtinë, Kosovë, e pesta më 29 mars 2011 në Shkup, Maqedoni, dhe këtë vit, e gjashta, më 18 maj 2013 në Tiranë, Shqipëri, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën kujdesin e Presidentit të Republikës SHTZ. Bujar Nishani. Kjo konferencë tashmë prej vitesh mbart një detyrë të rëndësishme mbi vete.

Hits: 41

Read more...

Myftiu Tërnava priti një delegacion të Këshillit egjiptian për Çështje të Jashtme

Prishtinë, 15 maj 2013

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot një delegacion nga Egjipti të kryesuar nga ambasadori, dr. Muhamed Shaker - drejtor i Bordit të Këshillit egjiptian për çështje të jashtme, i cili shoqërohej nga ambasadori, dr. Sayed Shalaby - drejtor ekzekutiv  dhe ambasadori dr. Sayed el - Masry- këshilltar i lartë i Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, z. Ekmeluddin Ihsanoglu.

Hits: 132

Read more...

Kryeministri Berisha priti liderët fetar islam të Ballkanit

Tiranë, 18 maj 2013

Kryeministri Sali Berisha priti kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në konferencën e VI-të të tyre në Tirane, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe të dialogut me njëri-tjetrin, nga i cili nuk duhet të lodhet askush, ndërsa veçoi shembullin e Shqipërisë, besimet fetare të së cilës nuk e përçanë për asnjë moment këtë komb. “Edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkekzistencën paqësore të besimeve fetare”, tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha u tha kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit se homologët e tyre në Tiranë e nisën nga zero ringritjen, pas batërdisë që bëri komunizmi, me prishjen e gjithë infrastrukturës së këtij besimi, e cila sot e rindërtuar tërësisht do të kurorëzohet me xhaminë e madhe të Tiranës.

Hits: 68

Read more...

Myftiu priti shefin e misionit të EULEX në Kosovë ambasadorin Bernd Borchardt

Prishtinë, 15 maj 2013

Myftiu Tërnava falënderoj shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt për vizitën në BIK, vizitë kjo e para e tij pas emërimit në krye të këtij Misioni. Fillimisht Myftiu tha se Bashkësia Islame vlerëson e çmon lart  punën që bënë EULEX në zbatimin e  ligjit dhe rendit në Kosovë.

Hits: 97

Read more...

Presidenti Nishani shtron darkë me liderët myslimanë të Ballkanit

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani shtroi një darkë për drejtuesit e bashkësive islame të Ballkanit, në kuadër të konferencës së 6-të të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite teksa u shpreh: “Komuniteti Mysliman ndër vite ka qenë promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimit fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë, por edhe në atë atdhetar.”

Hits: 35

Read more...

Myftiu Naim ef. Tërnava priti ambasadoren turke znj. Songul Ozan

Prishtinë, 15 maj 2013

Myftiu Tërnava priti sot ambasadoren turke znj. Ozan, të cilën e falënderoj për vizitën dhe për angazhimin e saj të madh në  rrafshe të  ndryshme në Kosovë. "Ju falënderoj edhe për pranin tuaj në Konferencën e organizuar nga BIK dhe UNFPA për rolin e islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore të mbajtur javën që shkoj" -tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.

Hits: 105

Read more...

Vendoset gurthemeli i xhamisë së fshatit Gajre në Kaçanik

Sot, me datën 16.05.2013, falë bashkëpunimit të thellë në mes të BIK dhe shoqatës humanitare për zhvillim KAD nga Kuvajti, u vu gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së fshatit Gajre në komunën e Kaçanikut. Në këtë ditë të bukur me diell, me një pamje impozante mbi shpatijet e Sharrit, aty nga ku vërehej një bukuri natyrore e bjeshkëve të Kaçanikut, ishin mbledhur numër i konsiderueshëm i fshatarëve të Gajres, që me padurim prisnin fillimin e ceremonisë së planifikuar nga Këshilli i BI të qytetit të Kushtetutës së Kosovës, Kaçanikut.

Hits: 160

Read more...

U promovua libri "Periodiku Shqiptar Islam (Gjysma e parë e shekullit XX)"

Prishtinë, 15 maj 2013
Në prani të shumë studiuesve e dashamirëve të librit, ku qe i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtor, nënkryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu si dhe të ftuar të tjerë, sot u bë promovimi i librit "Periodiku Shqiptar Islam (Gjysma e parë e shekullit XX)", të autorit dr. Fahrush Rexhepi të botuar nga Shtëpia botuese "Dituria Islame".

Hits: 174

Read more...

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2013, Bashkësia Islame e Kosovës.

Top Desktop version